• |
ide | kryesore

Del biografia/ De Niro i sëmurë pas seksit, kokainës dhe grave me ngjyrë

Arkiva, Paparazzi
robert-de-niro.jpg



Një Robert De Niro që nuk e prisje del në public në biografinë e paautorizuar të shkruar nga regjisori Shawn Levy. I sëmurë pas seksit dhe përdorues kokaine. Dhe jo vetëm. Në librin “The Niro: A Life” flitet për dhunë në jetën private dhe fëmijë të panjohur. Tregohet për një De Niro “feminist të pandreqshëm” dhe prepotent përballë grave me ngjyrë që ka joshur.

Ka të dhëna akoma më të rënda për përdorimin e drograve të rënda që qëndrojnë pas miqësisë me aktorin komik (me origjinë shqiptare) John Belushi. Në natën tragjike shkurtit të 1982 kur vdiq Belushi, De Niro gjendej në hotelin “Chateau Marmont” të Los Angeles dhe ishte nga të parët që shkuan në shtëpinë njëkatëshe të mikut të tij.

Autori i këtij libri tregon edhe marrëdhëniet me aktoren Bette Midler, më pas me Helena Springs apo me Uma Thurman dhe Whitney Houston. Flitet edhe për atë më tronditësen me Naomi Campbell. /lapsi.al/