• |
ide | kryesore

Edhe Real kundër Platinisë. Po diskriminon Kristiano Ronaldon

Arkiva, Sport
platosh.jpg



Skuadra e Real Madridit ka kritikuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili ditë më parë deklaroi se një lojtarë i Gjermanisë e meriton Topin e Artë. Ekipi mbretëror beson se ky çmim i takon Cristiano Ronaldos. Real Madridi permes nje komunikate ka akuzuar numrin një të futbollit evropian për preferencat që ka për Topin e Artë. Megjithëkëtë, klubi mbretëror beson se ky çmim i takon yllit portugez, Cristiano Ronaldos, i cili po shkëlqen.“Jemi të befasuar nga deklaratat e përsëritura, sidomos nga presidenti i UEFA-s, mbi preferencat personale që ka për të zgjedhur fituesin e topit të artë. Kur bëhet fjalë për një organ të rëndësisë së madhe në futbollin evropian, atëherë duhet të ekzistojnë një barazi e plotë”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. “Së dyti, Topi i Artë është çmim individual dhe jo kolektiv. Ky çmim ndahet për lojtarin më të mirë të vitit. Dhe në fund, ne besojmë se Ronaldo ka bërë paraqitjen më të mirë ndonjëherë këtë vit”, përfundon njoftimi i Realit.