• |
ide | kryesore

Eleni Foureira: Kam lindur në Shqipëri, por e kam mbajtur të fshehtë nga frika e racizmit grek. Emri im i vërtetë, Entela

Arkiva, Paparazzi
eleni-foureira.jpg



Ajo është ngjitur në disa prej skenave më të mëdha botërore duke përfaqësuar Greqinë. Por realisht Eleni Foureira është një vajzë e talentuar shqiptare, të cilën fati e dërgoi në Greqi kur familja e saj zgjodhi të emigronte në këtë vend. Këtë sekret ajo e zbuloi në një intervistë për revistën People në gjuhën greke. Unë e kam fshehur faktin se kam lindur në Shqipëri”, -ka rrëfyer ajo.

Ka lindur në Fier në vitin 1987. Është vajza e Kristaqit nga Fieri dhe Marietës nga Vlora, me emrin e vëretetë Entela.

Vendlindja e Eleni Foureira ishte shndërruar në një prej thashethemeve më të përfolur në Greqi për vite me radhë, që kur ajo në disa intervista pati thënë se ishte me origjinë meksikane, duke justifikuar në këtë mënyrë edhe mbiemrin e saj “Foureira”. Sot, e konsideruar si Shakira e Greqisë, ajo rrefën se e kishte mbajtur të fshehtë origjinën e saj për shkak të frikës nga racizmi.

 “Ata gjykojnë disi nga orientimi seksual apo etnik dhe jo nga puna. Unë e kam mbajtur të fshehtë faktin që kam lindur në Shqipëri, sepse kur shkoja për regjistrimet e mia diskografike, përpara se të  hyja në Mystique Group, ata as që donin ta dëgjonin këtë. Ishte tabu për ata. Nuk e kuptoja këtë kur isha e vogël, pasi ndihesha greke. Unë nuk njoh tjetër gjuhë (veç greqishtes), jam shkolluar këtu. Kam ndjerë shumë racisëm në shkollë dhe kur nisa të këndoj. Kjo më bëri edhe më të fortë. Kjo ishte arsyeja që unë i thashë vetes sime: asgjë nuk do të më ndalojë për të bërë atë që dua dhe për dhënë mesazhin tim. Nuk ka kuptim të jesh racist”, -tregoi Foureira për revistën People.

27 –vjeçarja e talentuar mori famë kur konkuroi për Greqinë në Eurovision në vitin 2010, në Oslo. Prej atij viti Eleni është ka bërë përpjekje çdo vit për të qenë sërish përfaqësuese e Greqisë në Festivalin Europian të Këngës, veçanërisht pas paraqitjes së saj të bujshme në MAD Video Music Awards, ku publikoi edhe hitin e saj “Tranquila”.

Përgatiti Lapsi.al

210188_10150163369304117_1848666_o http://www.athenstimeout.gr/sites/default/files/images/foureira-3-okokoras.jpg http://www.nix-music.tv/wp-content/uploads/2011/01/mini-eleni-foureira-1.jpg http://www.peoplegreece.com/wp-content/uploads/2013/06/12/PAN_097771.jpg