• |
ide | kryesore

Rita Ora do të luajë në filmin “Fifty Shades of Grey”

Arkiva, Paparazzi
rita ora grey.jpg



Këngëtarja Rita Ora do të hedhë hapin e parë në kinematografi, në filmin e shumëpritur "Fifty Shades of Grey". Rita, e cila e ka patur pasion të saj edhe aktrimin, ka debutuar në moshë fare të vogël në një serial televiziv britanik, por ky rol i fundit, ndonëse i vogël, përbën angazhimin e saj të parë në kinema.
Filmi do të shfaqet për herë të parë me rastin e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2015. Por që tani, mediat kanë zbuluar se kush do të jetë familja adoptuese e personazhit kryesor,Christian Grey. Në disa foto të publikuara të mërkurën janë prezantuar aktorët që do të interpretojnë përkrah protagonistëve kryesorë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson. Në njërën nga këto foto shihet Rita Ora, e cila interpreton motrën e Christian.