• |
ide | kryesore

Buxheti/PD kërkon llogari për dobiçin qe na la në derë

Arkiva, Ide
19EminBarci.png



 

Opozita paraqiti 31 amendamente për buxhetin 2015 për të arritur sipas saj 10 synime. Në fakt synimi ishte vetëm një; të krijonin përshtypjen se celësin sekret të daljes nga kriza e ka e djathta, ndërsa bllokuesin e ka maxhoranca. Ky dokument nuk është një reagim politik serioz, profesional dhe i sinqertë ndaj interesave, shqetësimeve dhe sfidave të gjithë shqiptarëve. Amendamenti nr 21 ishte më qesharaku në aspektin buxhetor; frenimi i shtetit policor (. Amendamenet në thelb nuk ofronin asnjë zgjidhje për askënd, përvecse i thonin opinionit publik: ja futët vetes që na hoqët nga pushteti. Zbritët nga parajsa në ferr. Përtej tifozllëkut politik, shifrat tregojnë se me demokratët në pushtet po shkonim drejt ferrit dhe me shpejtësi. Kur dëgjon ish maxhorancën të bëjë opozitë sot të duket si një përdhunues që ka lën
ë me barrë një femër dhe i kërkon llogari për dobiçin. 
Nëse e shohim ekonominë për 8 vitet e qeverisjes së socialistëve (1997 2005) dhe atë të demokratëve (2006 2013) ritmi i rritjes ekonomike u përgjysmua nga 5% në 2,1% në vit. Në vitin 2005 kur e morrën demokratët pushtetin të ardhurat për frymë të shqiptarëve (GNI) ishin 2,710 USD ose vetëm 90 USD më pak se mesatarja e vendeve me të ardhura mesatare të larta. Në vitin 2013 shqiptarët arritën në 4,700 USD për frymë, ndërsa vendet me të ardhura mesatare të larta arritën në 7,600 USD për frymë duke e cuar direfencën me shqiptarët nga 90 USD në 2,900 USD ose duke thelluar pabarazinë me 32 herë. 
 
Ka shumë njerëz që mendojnë se demokratët ishin të pafajshëm në zhvillimet ekonomike sepse u rastisi kriza globale e 2008. Referimi i GNI (të ardhurave kombëtare për frymë) në krahasim me shtetet e tjerë në nivel zhvillimi të krahasueshëm tregon se të tjerët kanë përballuar krizën dhe kanë rritur të ardhurat e qytetarëve të tyre shumë më shpejt se Shqipëria. Ndërsa po të krahasojmë rritjen reale të GDP të Shqipërisë dhe vendeve në Zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore vërejmë gjithashtu se të tjerët e kanë përballuar shumë më mirë efektin e krizës dhe kanë garantuar rritje ekonomike dhe mirëqenie për shtetasit e tyre. Sic vërehet edhe nga grafiku i mëposhtëm mesatarja vjetore e rritjes ekonomike të Shqipërisë është 2,1% ndërsa e vendeve në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qëndrore është dy herë më i lartë ose 4,4%.
Kundër politikave ekonomike dhe sociale të maxhorancës së djathtë flet edhe niveli i papunësisë. Në vitin 2005 papunësia ishte vetëm 12,5%, ndërsa në vitin 2013 pushteti u dorëzua me 14,7% të papunë ose me një rritje nominale prej 17,6%. Duhet të theksoj se të gjitha të dhënat e përdorura në këtë shkrim kanë burim vetëm Bankën Botërore. 
Përtej retorikave politike të të dyja palëve shifrat dhe historia na mësojnë një gjë fondamentale; nevojën e ringritjes së ekonomisë kombëtare me themele të reja që garantojnë rritje të shpejtë e të qëndrueshme si dhe prosperitet për gjithë shtetasit. Po kush do ishte modeli? Padyshim që prej 2008 kriza globale u përballua me politika keynesjane që në thelb kanë forcimin e rolit të shtetit si rregullator në ekuilibrimin e kërkesë ofetës. Pjesë e këtyre politikave ishte dhe ulja e barrës së taksave për shtetasit dhe sipërmarrjet me qëllim rritjen e konsumit, investimeve private dhe punësimit. Në gjuhën teknike kjo quhet përdorim i amortizatorëve fiskalë. Me sa u duk edhe nga a(ç)mendamentet për buxhetin 2015 PD po kërkon ta revokojë sërish praktikën e reduktimit të taksave me premtimin e rritjes së konsumit, investimeve dhe punësimit. Shifrat dhe grafikët e paraqitura më sipër vërtetojnë se përdorimi i amortiatorëve fiskal të pashoqëruar me reforma strukturore jep efekte negative. Nga amortizatorët fiskal në Shqipëri përfituan vetëm të pasurit duke thelluar pabarazinë sociale. Nga 2005 në 2013 tatimi i fitimit në raport me GDP u ul më shumë se dy herë ose qeveria i fali më të pasurve 700 milion euro taksa të cilat nuk shkuan sipas statistikave as për rritje të vendeve të punës dhe as për rritje të investimeve. Dhe farmakun mbi tortën me zeherr e vë borxhi që qeveria e djathtë i la në kurriz vendit; tashmë e konfirmuar 500 milion euro nga Ernst & Young (audit ndërkombëtar) për infrastrukturën dhe TVSH, plus 400 milion euro që OSHEE trashëgoi nga CEZ, plus 150 milion euro cdo vit nga keqmenaxhimi i trashëguar i sistemit energjetik kombëtar. Kjo do të thotë që qeveria e djathtë i hoqi makinës ekonomike kombëtare jo vetëm amortizatorët, por edhe rrotat. Dhe bën disa amendamente me të cilat kërkon llogari pse nuk garojmë në Formula 1.
Buxheti si instrumenti i pazëvendësueshëm i ndikimit në performancë ekonomike dhe sociale të vendit meriton një seriozitet dhe profesionalizëm ekstrem, vecanërisht nga ish maxhoranca. Por mesa duket PD gëzohet me vështirësitë që shqiptarët po përballen kryesisht për shkak të trashëgimisë piramidale që na lanë në kurriz të gjithëve, pavarësisht nga bindjet politike, përkatësia sociale, gjinore, krahinore, fetare, moshore etj. Ato 10 synimet dhe 31 amendamentet nuk e di pse më kujtuan letrën e Partisë Komuniste të Kinës kundër PPSH në vitin 1978. Koha nuk është për humor kinez të vjetëruar.