• |
ide | kryesore

Grushta në ndeshjen Tërbuni – Mamurrasi, një lojtar pa ndjenja

Arkiva, Sport
mamurras-dhune.jpg



Rikthehet sërish dhuna në stadiumet shqiptare. Këtë herë në stadiumin e Lacit gjatë ndeshjes mes Tërbunit dhe Mamurrasit e vlefshme për kategorinë e parë një lojtar i skuadrës së Tërbunit i quajtur Senad Lekaj është goditur nga futbolllisti i Mamurasit Endri Lalaj. Lojtari Senad Leka ka qëndruar për pak kohë pa ndjenja, ndërsa në fushë ka mbërritur edhe një autoambulancë që e ka shoqëruar për në spital.

Deklarata e policisë për mediat:

Më datë 29.11.2014, në ora 14.00-16.00, në qytetin e Laçit-Kurbin, është zhvilluar aktiviteti sportiv i ndeshjes së futbollit ndermjet ekipeve Mamurrasi-Terbuni (Pukë). Pas mbarimit të ndeshjes, në dhomat e Zhveshjes, futbollisti i ekipit të Mamurrasit Endri Lala, vjeç 22, banues në Tiranë, ka goditur me shuplakë futbollistin e ekipit të Terbunit-Pukë, shtetasin S Lekaj, vjeç 25, banues në Shkodër. Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin është bërë shoqërimi i shtetasit E L dhe punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.