• |
ide | kryesore

Lionel Messi karton të verdhë pasi goditet me shishe në kokë

Arkiva, Sport
messi1_6412.JPG



Lionel Messi mori një karton të verdhë nga gjyqtari pasi u godit me shishe në kokë.  Nuk i mjaftoi vetëm goditja që mori nga një tifoz i Valencias në kokë, por Lionel Messi mori edhe një "goditje" nga gjyqtari, raporton Mundo Deportivo. David Fernandez Borbalan, gjyqtari kryesor i sfidës Valencia-Barcelona, ndëshkoi me karton të verdhë argjentinasin pasi ky i fundit i reagoi atij pas sulmit me shishe që mori. Një gjest i tillë i gjyqtarit nuk u kuptua as nga Messi e as nga bashkëlojtarët e këtij të fundit.Barcelona ka arritur ta shënojë fitoren më të madhe këtë edicion në La Liga. Blaugranët triumfuan 1:0 në udhëtim kundër Valencias së papërshtatshme falë një goli të vonshëm të Sergio Buosquetsit.Mesfushori spanjoll realizoi në minutën e fundit të kohës shtesë. Barcelona ka 31 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Reali dhe dy më shumë se Atletico që renditet e treta.