• |
ide | kryesore

Milan kthehet tek fitorja (video)

Arkiva, Sport
milan.jpg



Pas barazimit një javë më parë me Interin, Milani i Pipo Inzaghit është rikthyer te fitorja. Kuqezinjtë kanë mposhtur 2-0 Udinezen në një ndeshje të mbushur me spektakël. Pjesa e parë kaloi nën dominimin e kuqezinjve, por pavarësisht kësaj, nuk arritën të shënojnë golin e avantazhit. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 62’ Udinese mbetet me një lojtar më pak në fushë, teksa Menez në minutën e 65’ arrin ta shndërrojë në gol, një penallti të akorduar në favor Milanit.

Vetëm 10 minuta më vonë, sërish Menez shënon për të dyfishuar epërsinë e kuqezinjve dhe për ti dhënë fitoren ekipit të Inzaghit. Pas kësaj fitore, Milani e sheh veten në kuotën e 21 pikëve, dy më pak se Genoa që është në vendin e tretë të tabelës së Serie A.