• |
ide | kryesore

Beckham, fotot e aksidentit

Arkiva, Paparazzi
ballina.jpg



Tabloidi britanik, Daily Mail, ka publikuar fotot nga aksidenti i ish reprezentuesit të Anglisë, David Beckhamit. 

Janë publikuar foto nga aksidenti i ish yllit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit, David Beckhamit. Ish lojtari i Anglisë, të shtunën pasdite, së bashku me të birin, Brooklyn, kanë pësuar një aksident me veturë në rrugët e Londrës.Beckham ishte duke shikuar takimin që po luante i biri Brooklyn me skuadrën e Arsenalit U-16 kundër Brightonit. Pasi e mori të birin për në shtëpi, ai pësoi një aksident në rrugë me veturën e tij. Sidoqoftë, aksidenti ishte i qetë pasi nuk kishte të lënduar. Beckham dhe i biri 15 vjeçar Brooklyn nuk pësuan lëndime trupore, mirëpo makina nuk është në gjendje për të lëvizur, pasi ka pësuar mjaft dëmtime.