• |
ide | kryesore

Mustafi, krenar kundër Barcelonës

Arkiva, Sport
mustafi-barcelona (1).jpg



Shkodran Mustafi ndihet krenar për paraqitjen që skuadra e tij dhuroi kundër Barcelonës të dielën në mbrëmje. Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të bashkëlojtarëve të tij kundër Barcelonës. Edhe pse u mposhtën me një gol të minutës së fundit nga Sergio Busquets, Mustafi theksoi se Valencia duhet të ndihet krenare për ecurinë që ka këtë edicion.“Ndonjëherë ju nuk merrni atë që meritoni, por unë jam krenar më këtë ekip, dhe nëse shkojmë më këtë ecuri, ne do të arrijmë qëllimet tona”, shkroi në rrjetet sociale, Shkodrani.