• |
ide | kryesore

Përse nuk bëhet më seks natën e parë të martesës

Arkiva, Stil
nata pare.jpg



Sipas një sondazhi të realizuar me më shumë se 2128 të sapomartuar britanikë, më shumë se gjysma e tyre, 52% nuk e konsumojnë martesën mbrëmjen e dasmës.

Miti i “natës së parë” pra avullon në avujt e alkoolit të mbrëmjes dhe të gjendjes së lodhjes që ndjejnë të sapomartuarit. Më e keqja është se 17% mes tyre presin më shumë se tre ditë për të konsumuar martesën.

Në 25% të rasteve, dhëndrri është shumë i dehur për të bërë dashuri, ndërsa në 18% të rasteve është nusja.

Në 16% të rasteve nusen e zë gjumi, kundrejt 4% të dhëndurëve.

Në fund, ia falim 9% të çifteve që nuk e konsumojnë natën e parë, pasi nisen për muajin e mjalit dhe 7% të tjerëve, të zënë duke festuar gjithë natën me të ftuarit.

Ama, nuk ka falje për ata 9% që, nuk bëjnë dashuri… për shkak të zënkave.