• |
ide | kryesore

Ronaldo, Messi apo Neuer/ Cili do ta marrë Topin e Artë?

Arkiva, Sport
ronaldo.jpg



Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Manuel Neuer janë tre finalistët e UEFA -s për Topin e Artë. Ronaldo është favorit për ta marrë për të dytin vit radhazi trofeun, pasi me Real Madrid arriti të fitojë edhe Champions League. Shumë shanse ka edhe portieri gjerman Neuer, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë, ndërsa më larg duket Messi që ketë trofe e ka marrë 4 herë. Për femrat UEFA ka nominuar Nadine Kessler (Germany), Marta (Brazil) dhe Abby Wambach (USA).

Stephanie Roche, Robin Van Persie e James Rodriguez garojnë për golin më të bukur të vitit. Në një ceremoni të mbajtur në Zvicër, FIFA sot zgjodhi tre finalistet që garojnë për golin më të bukur të vitit. Në garë është irlandezja, Stephanie Roche me golin e saj në elitën e futbollit të femrave në Irlandë. Dy konkurrentët tjerë janë Robin Van Persie e James Rodriguez me golat e tyre të shënuar në Kampionatin Botëror.