• |
ide | kryesore

Al Jazeera: Jeta e vështirë e kampiones së botës Romela Begaj

Arkiva, Sport
2014113012730705580_20.jpg



Romela Begaj hyri në histori si femra e parë shqiptare që shpallet kampione bote në peshëngritje. Ndonëse jeton në një shtëpi me qera, pa të ardhura të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet për stërvitjen dhe ushqimin, 28 –vjeçarja fitoi një prej trofeve më të rëndësishëm për Shqipërinë. Kështu e nis shkrimin e tij për kampionen e botës Al Jazeera.

"Emocionet ishin të papara dhe të paharrueshme”, thotë medalistja e artë.

E diplomuar në Akademinë e Sporteve, Begaj stërvitet në një palestër në Tiranë, që nuk është më e madhe se 40 metër katrorë. Ajo nuk ka sigurim jete apo shëndetësor dhe nuk përfiton benefite mjekësore. Pas një dëmtimi në gju ajo u trajtua në Greqi dhe shpenzimet i përballoi me ndihmën e familjes dhe miqve.

Është pasioni për sportin ai që e bën ish –punonjësen e cirkut që të stërvitet për të qenë konkurruese pavarësisht kushteve të vështira.

Për të nuk pati pritje zyrtare pasi u kthye me medaljen e artë nga Kampionati Botëror i Peshëngritjes dhe ajo nuk nuk ka marrë kurrë ndonjë çmim nga qeveria.

Megjithatë, me dëshirën për të lënë gjurmë në historinë e peshëngritjes shqiptare, Begaj vazhdon të luftojë për vendin e saj dhe flamurin kuq’e zi.

Në të tilla kushte Romela Begaj garon për patriotizëm.

"Kam patur oferta për të përfaqësuar vende të tjera dhe jam tunduar për shkak se në Shqipëri nuk kisha trajtimin e duhur. Por për mu aka qenë gjithnjë kënaqësi dhe nder të ngrija flamurin shqiptar. Kjo është më e rëndësishmja. Të promovoja shqiptarët edhe pse nuk është e lehtë të luftosh kundër gjithë botës dhe të dalësh e para ”, thotë Begaj.

Pas rezultatit në botërorin e Kazakistanit, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, organizoi një pritje në aeroport. Ajo nënvizoi se qeveria është e vendosur për të hapur një rrugë të re për portin shqiptar. I premtoi Romela Begajt se autoritetet do të ndryshonin vendimin që pengon “shpërblimin që ajo meriton”.

Medajla e Begajt risolli në vëmendje ligjin e sportit në Shqipëri, të miratuar në vitin 2011. Sipas tij, Romela nuk përfiton asnjë shpërblim financiar. Ligji u ofron shpërblime vetëm atyre që kanë rezultate në dygarësh.

Ilir Kulla, zëvendëspresident i Federatës Shqipare të Peshëngritjës thotë se “Romela Begaj është diamandi i spotit shqiptar”.

“Si federatë në do t’u kërkojmë institucioneve që të njohin meritat e atletëve dhe medalistëve jo vetëm përmes dekorimeve, por edhe me shpërblime financiare. Shqipëria është një vend me probleme në tranzicion, por kushtet për të mbështetur sportistët ekzistojnë” –shprehet ai.

Federata do të kërkojë amendimin e ligjit të sporteve. Do të kërkohet edhe një status special për medalistët, përveç ndryshimit të nenit për shpërblimin e tyre.