• |
ide | kryesore

Ivanoviç: Serbi – Shqipëri, dita më e keqe në karrierë

Arkiva, Sport
ivanovi.jpg



Branislav Ivanoviç, kapiteni i Serbisë, ka thënë se incidenti në ndeshjen e 14 tetorit ndaj Kombëtares shqiptare është dita më e keqe në karrierë. Ndeshje mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre pra kohe, ka lënë shenjë në karrierën e Branislav Ivanovicit. Ky i fundit ka thënë se 14 tetor është dita më e keqe në karrierë. "Ndeshja me Shqipërinë nuk është momenti më i keq me kombëtaren, por më i keqi në karrierën time si futbollist. Ne vetëm kërkuam të luhej ndeshje, por kjo ishte e pamundur të ndodhte pas incidentit. Isha shumë i prekur me atë situatë dhe nuk do ta harroj kurrë ne jetë" ka thënë Ivanovic./GazetaEkspress/