• |
ide | kryesore

A mund të vazhdojë martesa pa bërë seks?

Arkiva, Stil
sec.jpg



Tashmë për disa çifte janë të largëta kohët kur bënin dashuri çdo ditë. Pas pak muajsh që keni filluar të jetoni bashkë, keni kaluar në tri herë në javë dhe vetëm një herë në muaj pas lindjes së fëmijës. Por a mund të jetojë dashuria pa seksin?

E fundit nga yjet e cila ka deklaruar publikisht se nuk e ka konsumuar martesën e saj, është italiania Valeria Marini, e konsideruar nga shumë njerëz si “bomba e seksit”. Para saj, mungesën e vëmendjes nga ana e partnerit e kanë rrëfyer të mrekullueshmet seks-simbolet Monica Belluçi dhe Sharon Stone. Nëse puna në këtë drejtim u shkon keq dhe këtyre, imagjinoni se çfarë ndodh në dhomat e gjumit të atyre çifteve, që janë të stresuar nga problemet e përditshme. Mendohet se 30 për qind e çifteve që janë martuar prej më shumë se dhjetë vjetësh, kanë një aktivitet seksual vetëm sporadik. Fenomeni është akoma më i theksuar te çiftet e martuara prej më shumë se tridhjetë vjetësh: rreth 50 për qind e tyre jetojnë si motër e vëlla, ndërsa në 70 për qind të rasteve, sidomos femrat thonë “më fal i dashur, por sonte paskam shumë dhimbje koke”. Ndërkohë, tek ata çifte që janë poshtë të pesëdhjetave, dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale është shumë e rrallë. Por si vdes erosi? Cilat janë rreziqet për çiftet? Të akumuloni humorin e keq dhe të mos e toleroni më jetën së bashku? Apo të tradhtoni partnerin?

Mendimi i ekspertit

“Veçanërisht çiftet me martesa të qeta janë ato që u bie dëshira seksuale ose që nuk bëjnë më dashuri. Ndërkohë, çiftet ‘grindavece’, që në përgjithësi ndodhen shpesh nën tension, kanë një jetë seksuale të gjallë. Gjithsesi, nëse marrëdhënia bazohet te një miqësi dhe te një vlerësim i thellë për njëri-tjetrin, edhe jo te seksi, jo gjithmonë arrihet në ndarje ose në tradhti”, shpjegon mjekja Katia Vignoli, psikoterapeutja e specializuar në mjekësinë psikosomatike në Milano. “Disa çifte që lidhen nga interesa të përbashkëta dhe të thella, dinë të ballafaqohen intelektualisht, dinë ta mbajnë marrëdhënien të gjallë dhe të kënaqshme me një ngrohtësi dhe afri reciproke shumë të fortë. Madje, në disa raste kjo e “çimenton” marrëdhënien. Kjo nuk do të thotë se do të jetojnë “të lumtur dhe të gëzuar gjithmonë”. Erosi është forca e jetës, është zjarri që ngroh personat që duhen, është ushqimi i projekteve të mëdha, dhe që i bën çiftet të ndihen plot jetë. Ndonjëherë, edhe për çiftet që nuk bëjnë seks prej shumë kohësh, një nga dy zgjidhjet e mundshme është “rindezja” e erosit, për t’i përfshirë ata në një rini të re erotike. Kur rizgjimi erotik vjen nga një person i tretë, rreziku është shumë i madh, sepse ai person di si ta “ndezë” kënaqësinë me fantazi të re dhe vitalitet”, shprehet ekspertja.

Por çfarë mund të bëhet?

“Nuk ka receta. Por është e nevojshme që dëshirën duhet ta rrisni siç bëhet me zjarrin e oxhakut, të gjeni sasinë dhe llojin e duhur të drurit, por edhe ajrin që e mban atë ndezur dhe me kërcitje të lezetshme. Pasionin mund ta zgjoni duke bërë së bashku një aktivitet fizik, që ju shton forcën, potencën dhe pjesën e gjallë të raportit. Dëshira seksuale ka nevojë edhe për sekrete dhe surpriza, që nuk do të thotë veshje intime seksi ose video porno, por disponibilitet dhe kuriozitet për të zbuluar deri në detaj trupin e partnerit, ose të partneres. E rëndësishme është që të mos dorëhiqeni. Nëse mungesa e seksit është një problem, është mirë që të flisni hapur dhe mos ta tejkaloni atë duke shkuar nëpër mbrëmje me miqtë ose të luani tenis. Sepse pa erosin, nuk mund të jetohet në mënyrë të lumtur. Përndryshe trupi juaj do të dojë të zgjohet me një tjetër person”.