• |
ide | kryesore

Kur semaforët shkelen nga vetë policia e Tahirit

Arkiva, Syri i Lapsit
Policia.jpg



Dje Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi ndryshimet në Kodin Rrugor, që kanë të bëjnë me disa propozime të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve për rritjen e gjobave për ata që shkelin rregullat e qarkullimit. Gjoba më e rëndë është shkelja e semaforit, deri në 300 mijë lekë të vjetra apo 1 milionë nëse shkelja ndodh 2 herë brenda 2 vjetësh. Por në këtë video amatore të xhiruar në Tiranë shihet që është vetë policia e shtetit ajo që shkel semaforin. Kalon me të kuqe, madje në një kryqëzim të rrezikshëm. Nuk ka ndezur as ndonjë sirenë alarmi që tregon se ka emergjencë dhe që përdoret për të sinjalizuar drejtuesit e tjerë të automjeteve. Thjesht kalon me të kuqe dhe kuptohet që e bën sepse nuk ka kush ta gjobisë. Nuk është e qartë nëse ndryshimet në ligj përfshijnë edhe penalizimin e policëve që rregullat e qarkullimit i shohin si detyrim vetëm për të tjerët dhe jo për vete.