• |
ide | kryesore

Tuna Zogu feat. Ahmet Zogu & Blendi Fevziu

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Të ftuar të shumtë të jetës publike shqiptare kanë mbushur hollin e Pallatit të Brigadave të enjten mbrëma. Si në ballot e dikurshme, në pallatin e Mbretit Zog, gazetari Blendi Fevziu organizoi promovimin e librit të tij të fundit "Ahmet Zogu". Fotot e të ftuarve, kryesisht vajzat bukuroshe të ekranit, i shpërndanë pozat në kohë reale nëpër rrjet. "Nuk kishte si të mungonte Tuna zogu te Ahmet Zogu"- ky është komenti që lexohet rëndom në këtë foto publikuar nga këngëtarja Altuna Sejdi, ndërsa e gjendur në Tiranë për shkak të angazhimit të saj në "Dancing with the Stars", ajo ka përfituar të marrë edhe kopjen e saj të librit të suksesshëm.