• |
ide | kryesore

Hajduti i bankës kapet sepse çanta me para ishte shumë e rëndë (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
hajduti.jpg



E gjitha ka ndodhur në një qytet të Kinës. Një hajdut nuk mund të arratiset më çantën e mbushur me para të vjedhura sepse ishte tepër e rëndë. Në videon që po bën xhiron e botës ai duket qartë që tërheq zvarrë një thes me para, që peshonte plot 80 kilogram. Si pasojë ai u plagos nga policia me një plumb në këmbë dhe u dërgua në burg. Autoritetet lokale thanë se ai kishte vjedhur 1.17 milion yuanë, pak më shumë se 220 mijë euro, të cilat janë kthyer menjëherë në bankë. “E urrej veten që kam bërë diçka të tillë” – tha djaloshi në gjykatë. “Do të sillem më mirë kur të dal” – shtoi ai./lapsi.al/