• |
ide | kryesore

Nxënësit i vdes halla, mësuesja e ngushëllon me seks

Arkiva, Paparazzi
mesuesja.jpg



Një mësuese e gjuhës angleze dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të hokejt është akuzuar për abuzim seksual me nxënësin e saj. 33-vjeçarja Jenna Leahey (në foto) ishte punësuar në shkollën e mesme “Parsippany Hills” në Neë Jersey ku kishte filluar një histori dashurie me nxënësin e saj. Gjithçka ndodhi kur atij i vdiq halla nga kanceri. Sipas dëshmisë në sallën e gjyqit, mësuesja “e ngushëlloi” dhe e mbajti afër nxënësin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Më pas e ftonte në shtëpinë e saj, si dhe i dërgonte foto nudo në celuar. Ndaj saj vijon procesi gjyqësor për abuzim seksual me të mitur dhe shpërdorim detyre.