• |
ide | kryesore

Pamjet e para nga filmi për Lionel Messin (video)

Arkiva, Sport
messs.jpg



Barcelona ka publikuar pamje nga filmi i sulmuesit Lionel Messi. Nëpërmjet kanalit zyrtar në Youtube, gjiganti katalan ka publikuar disa inserte nga filmi i xhiruar për jetën dhe karrierën e deritashme të yllit argjentinas. Nën regjinë e Alex de la Iglesa, dhe me skenar të Jorge Valdano, filmi do të publikohet në ditët e vitit të ri. Në të paraqiten shumë figura të njohura në botën e futbollit si Johan Cruyff, Cesar Luis Menotti, Jorge Valdano, Alejandro Sabella si dhe futbollistë të Barcelonës si Gerard Pique, Andres Iniesta dhe Javier Mascherano.