• |
ide | kryesore

Po David Alaba pse e ka formuar shqiponjën?

Arkiva, Sport
alaba.jpg



Duket se “virusi” i futbollistëve shqiptarë për të formuar shqiponjën me duar ka prekur edhe futbollistët e huaj. Në rrjetet sociale qarkullon një foto e austriakut me origjine nigeriane David Alaba, mesfushorit të Bayern Munchen, i cili shihet duke e bërë shqiponjën dy krerësh me gishtërinj. Kjo ka çuditur shumë persona, mund ta ketë një shpjegim. Lojtari i kombëtares së Austrisë, është shok me Xherdan Shaqirin tek Bayern dhe ndoshta “ylli” me origjinë nga Kosova e ka mësuar 22 vjeçarin se si formohet shqiponja dy krerësh. Por, një gjë ende nuk është qartësuar. A do të protestojnë sërish serbët duke e konsideruar “provokim”?/lapsi.al/