• |
ide | kryesore

Pse po divorcohet Kim Kardashian

Arkiva, Paparazzi
kim3.jpg



Të gjitha mediat botërore janë duke i kushtuar një rëndësi të veçantë arsyeve të një divorci të mundshëm të Kim Kardashian me Kanye West.

Martesa e tyre ka zgjatur vetëm 7 muaj, pak më shumë se ajo me Kris Humphries që zgjati shumë më pak.

Sipas tabloidëve rozë Kim ka bërë gati letrat për ndarjen nga West, por beteja duket e vështirë, pasi vajza e famshme ka frikë se bashkëshorti i saj mund t’i marrë vajzën, tashmë 1 vjeçe North West dhe mund të jetojë në Francë me të.

Reperi 37 vjeçar nuk mori pjesë në darkën e Falënderimeve, por udhëtoi drejt Francës për të qenë me miqtë e tij.

Duket se ikja e West në Europë ka qenë shenja e parë, për krisjet e para në raportin e çiftit.

Megjithtë mediat sërish ngrenë pyetjen: Pse po divorcohet çifti? Askush nuk di të thotë arësye “të vërteta”.