• |
ide | kryesore

Reali barazon rekordin e Barcelonës (video)

Arkiva, Sport
reali.jpg



Fitorja e Realit kundër Celta Vigos ishte dhe fitorja e 18-të radhazi e Los Blancos në të gjitha garat. Në këtë mënyrë ata barazuan rekordin e Barcelonës së Frank Rijkaardit, e cila në sezonin 2005-2006 arriti gjithashtu që të bëjë 18 fitore radhazi. Sidoqoftë, Reali ka një mundësi shumë të mirë për ta thyer këtë rekord, pasi të martën, ata takohen në Santiago Bernabeu me skuadrën e Ludogoretsit. Reali tashmë e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, dhe është në dyshim nëse Ancelotti do të hedhë formacionin më të mirë në fushë për këtë takim.