• |
ide | kryesore

Edgar Çani rikthehet tek goli (video)

Arkiva, Sport
Cani.jpg



Sulmuesi shqiptar Edgar Çani  ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në barazimin dramatik që skuadra e tij Catania ka marrë në   shtëpi ndaj Bolognas. Cani arriti të shfrytëzonte më së miri një krosim tokazi të polakut Chrapek duke zgjatur këmbën për ta dërguar topin pas shpatullave të portierit mik Coppola. Pikërisht ky i fundit nuk e lejoi 25-vjecarin të nxirrte topin nga rrjeta për ta dërguar atë me shpejtësi në mesin e fushës dhe mes dy lojtarëve nisi një zënkë të cilës i dha fund arbitri kryesor duke ndëshkuar si Canin ashtu edhe Coppolën me nga një karton të verdhë. Ky ishte finalizimi i dytë për ish lojtarin e Barit me fanellën e Catanias në këtë sezon të Serisë B, pas golit ndaj Vicenzës rreth 1 muaj e gjysëm më parë. Nëse vazhdon të shfaqë këtë formë Cani do të jetë një alternativë më shumë edhe për trajnerin Gianni De Biasi në sulmin e kombëtares kuqezi.