• |
ide | kryesore

Manjola Nallbani, çmimi i të veshurës më keq

Arkiva, Paparazzi
Manjola-Nallbani1 (1)_edit.jpg



Pas shqyrtimit të qindra fotove të femrave të showbizit që morën pjesë në pritjen e Pallatit të Brigadave për promovimin e librit të Blendi Fevziut, Manjola Nallbani ka marrë cmimin e të veshurës më keq. Këngëtarja kish veshur një fustan ngjitur pas trupit, që sidomos nga pas i nxirrte në pah të gjitha format që Manjola fatkeqësisht nuk i ka më ato të disa viteve më parë. Manjola nuk është shquar kurrë për të veshur tejet fine, por ajo e ka mbuluar gjithnjë këtë difekt në shije me format gati perfekte të trupit. Këtë herë ka dështuar me të dyja. Gjithsesi shumë më në formë se sa mosha e saj reale, Nallbani mund të kish zgjedhur dicka më harmonike që t'ia fshihte format aktuale nga ijet e poshtë.