• |
ide | kryesore

Salihi shënon sërish por skuadra humbet (video)

Arkiva, Sport
salihi.jpg



Hamdi Salihi nuk di të ndalet. Sulmuesi shkodran që aktivizohet  në kampionatin izraelit  gjeti sërish rrugën e rrjetës vetëm pak ditë nga goli që shënoi në fitoren e Hapoel Acres ndaj Hapoelit të Tel Avivit. Salihi realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen shtëpiake ndaj Maccabi Netanyas me rezultatin 1-2. Ishte minuta 36 e takimit kur shkodrani la edhe njëherë tjetër shenjën e tij duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1. Më pas sfida mes Hapoel Acres dhe Maccabi Netanyas u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës mike. Ky ishte finalizimi i 6-shtë për Salihin në këtë sezon të kampionatit izraelit./asport.info/