• |
ide | kryesore

Seksi më i mirë, të shtunën në mbrëmje

Arkiva, Stil
e shtuna.jpg



Edhe pse shumica e njerëzve nuk zgjedhin kohën as vendin kur është fjala për seksin, hulumtimet më të reja në Britani të Madhe tregojnë që koha ideale për të bërë femrat dashuri është e shtuna në mbrëmje. Në pyetësorin e bërë nga revista “Women’s Health” me mbi 1000 femra britanike, shumica kanë pranuar se piku i dëshirës seksuale shënohej pikërisht mbrëmjen e së shtunës. Sipas tyre, kjo ndodh për arsye se ky është momenti kur është lënë pas shpine ritmi i shfrenuar i punës gjatë javës dhe mendërisht janë më të qeta. Është momenti kur trupi prodhon një rritje të hormoneve seksuale dhe shton më shumë adrenalinën. Sipas ekspertëve, kur trupat janë të çlodhur, kanë më shumë mundësi të shijojnë marrëdhënien dhe të arrijnë në orgazëm. Nga sondazhi u zbulua gjithashtu se 3/4 e popullsisë britanike shprehet e kënaqur nga jeta e tyre seksuale, ndërsa 40 për qind e të pyeturve pranuan se e praktikonin aktivitetin seksual edhe në ambient të hapur. Ndërsa, sa i takon shpeshtisë, rezultoi rreth tri herë në javë./blic/