• |
ide | kryesore

Stresi blen “pemën” e Vitit të Ri (foto)

Arkiva, Paparazzi
stresi1.jpg



Reperi shqiptar Arkimed Lushaj apo i njohur me emrin e tij të artit “Stresi” nuk ndalet me provokimet. Pak ditë më parë deklaroi se ishte larguar nga Shqipëria për në Belgjikë pasi nuk binte dakord me idetë e kryeministrit Edi Rama. Të dielën ai ka postuar një foto në rrjetin social Facebook ku mban në dorë një qese plasmani plot me marijuanë. “Ja dhe bredhi i vitit te ri. Sapo e bleva ne Zurich. Ju pelqen??? Hahahahhahaha – shkruan Stresi”. Ai edhe më herët ka pranuar se është një konsumues i rregullt i kanabisit.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një foto e tij në Lazarat ku e merrte kanabisin me lopatë.  /lapsi.al/