• |
ide | kryesore

Derbi i 140 i kryeqytetit/ E fiton Partizani me 2 gola që i shënoi Tiranës në 12 minuta

Arkiva, Sport
Screen Shot 2014-12-08 at 6.19.31 PM.png



Me një stadium të tejmbushur nga tifozët, Partizani ka befasuar Tiranën, në derbin e kryeqytetit që në minutat e para. 2 gola të shënuar në 12 minuta lojë dhe që fiksuan rezultatin. Goli i parë u realizua në minutën e parë nga Nexhipi, me një goditje dënimi nga jashtë zonës. Ndërsa i dyti në minutën e 12 nga Mazrekaj, me penallti. Tirana nuk pati aftësi të reagonte. Edhe në pjesën e dytë Partizani e dominoi lojën, ndonëse asnjëra nga skuadrat nuk pati raste të pastra shënimiKy është derbi i 140 i kryeqytetit mes dy skuadrave që numërojnë së bashku 81 trofe dhe që luftojnë edhe për kreun e Superligës.
 
Formacionet

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Cuculi, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Racic. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani

GJYQTAR KRYESOR: Kridens Meta

ANËSORË: Ermal Barushi, Ridigert Cokaj

PAS PORTAVE: Ermijon Sino, Ardion Beqiri
DELEGAT: Besnik Çela

VËZHGUES: Sokol Jareci