• |
ide | kryesore

Kapllani gjen golin, por FSV Frankfurt humbet (video)

Arkiva, Sport
fsv-frankfurt-sandhausen-514.jpg



Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani ka shënuar një gol në humbjen në transfertë të skuadrës së tij FSV Frankfurt ndaj Union Berlin. Durrsaku  kështu ka gjetur golin e tij të 5-të sezonal me FSV Frankfurtin në sfidën ku është aktivizuar si zëvendësues. 32 vjeçari ka shënuar në minutën e dytë shtesë të takimit, por skuadra e tij ndërkohë kishte pësuar dy gola. Pjesë e FSV Frankfurtit është edhe mesfushori tjetër shqiptar, Odise Roshi i cili nuk u aktivizua për shkak të dëmtimit./lapsi.al/