• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Cikalleshi firmos për Sampdorian

Arkiva, Sport
cikalleshi_split.jpg



Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi është anëtari më i ri i skuadrës italiane, Sampdoria. Burime të sigurta të portalit, Asport.info kanë thënë  se shqiptari  ka  firmosur një parakontratë  tashmë  dhe nga  fillimi i vitit 2015 pritet ti bashkohet skuadrës italiane. Kavajasi  i cili po bënë paraqitje shumë të mira në kampionatin kroat me RNK Split, ka qenë i parapëlqyer nga shumë  skuadra  tjera, por duket se me seriozja ka qenë skuadra nga Xhenoa. Kjo është një  ngritje shumë e madhe për Cikalleshin meqë lojtari në verë u transferua nga skuadra e Kukësit drejt Kroacisë. Aktualisht, skuadra e Sampdorias renditet e gjashta në tabelen e Serie A, ndërsa që trajner i saj është serbi Sinisha Mihajllovic.