• |
ide | kryesore

Ndodh vetëm në Shqipëri, tifozët me arkivol në stadium (foto)

Arkiva, Sport
arki.jpg



Kanë qenë të shumta banderolat dhe koret e tifozëve në stadiumin “Qemal Stafa” gjatë takimit Partizani-Tirana. Kanë qenë të shumta edhe idetë për të “ngacmuar” tifozerinë kundërshtare. Ajo që ka ndodhur këtë ndeshje ndoshta i ka kaluar paksa limitet. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto të tifozëve të Tiranës që po shkojnë drejt stadiumit me një arkivol në dorë të mbuluar me flamurin e Partizanit. Nuk dihet se cila ka qenë ideja e organizatorëve, por shumica e komenteve ka qenë për eliminimin e të tilla provokimeve të rënda të tifozerive.

Në krahun tjetër tifozët e Partizanit kanë veshur një gomar me flamujt e Tiranës. Një ide më pak “gjeniale” se ajo e kundërshtarëve.  

/lapsi.al/