• |
ide | kryesore

Babai i talentit Donis Avdiaj: Zgjodhëm Shqipërinë, por De Biasi nuk ngre telefonin

Arkiva, Sport
avdiaj.jpg



Muaj më parë, familja e Xhemë Avdijajt, nga Istogu i Kosovës, ka vendosur që “t’ia falë” një bir Shqipërisë, talentin Donis Avdiaj, i cili aktivizohet me skuadrën e madhe gjermane Schalke.  Tifozët shqiptarë në të gjitha trevat e pritën jashtëzakonisht mirë këtë lajm. E priti edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), teksa përzgjedhësi italian, Gianni De Biasi, deklaroi kohë më parë në emisionin e televizionit Klan, ‘Opinion’ se ky është lajm shumë i gëzueshëm për Kombëtaren.

Gjithsesi, FSHF-ja dhe De Biasi heshtën duke mos i mos i bërë ftesë Donisit, vlera e të cilit në treg është 50 milionë euro. Babai i Donisit, të dielën ka ‘shpërthyer’  duke thënë se është shumë i dëshpëruar me FSHF-në. “Jam shumë i dëshpëruar. Si mos të jem i dëshpëruar kur djalit tim kurrë njëherë nuk iu bë një ftesë. Nuk e di se çfarë të them” – ka deklaruar Xhemë Avdijaj për të përditshmen “Arena”.

Kur ka vendosur të luaj për Shqipërinë, Xhema ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin italin Xhani De Biazi. “Pas marrjes së vendimit kam telefonuar dy herë De Biazin, por ai nuk është lajmëruar. Nuk e di pse” – tha ai.

Në pyetjen nëse i vjen ndonjë ftesë Donisit për të luajtur me Shqipërinë a do ta pranonte apo jo Xhemë Avdijaj Deklaroi “Tash janë ndeshjet vitin tjetër. Nuk mund të them që do ti refuzojmë apo diçka të ngjashme, sepse dëshira e familjes është që djali të luaj për Shqipërinë”.

Tutje, ai ka thënë se kohët e fundit ka pasur kontakte edhe me Federatën Gjermane (DFB) “kam pasur kontakte edhe nga Gjermania pasi që më kanë dhënë se nuk është dashur të vendosim për Shqipërinë, sepse sipas tyre, ai është rritur dhe zhvilluar lojtar në Gjermani”. përfundoi ti. Kujtojmë se Donis Avdijaj, ka qene pjesë ë grupmoshave U16, U17 dhe U19 të Gjermanisë.