• |
ide | kryesore

Dëshmia ekskluzive/I pashë me sy si e shisnin votën tek Katari drejtuesit e FIFA

Arkiva, Sport
IMG_20141209_064035.jpg



Revista e referencës së botës së futbollit “France Football” e datës 9 dhjetor i ka kushtuar një intervistë të gjatë dëshmitares kyce Pahedra Almajid që dëshmon se si shteti i Katarit i ka korruptuar anëtarët e komiteti Ekzekutiv të FIFA-s, që votuan për t'i dhënë organizimin e kupes se botës këtij vendi. Në investigimin në detaje qe revista i bën kësaj afere ajo përmend edhe rolin e prokurorit amerikan Michael Garcia, i cili bëri një raport shumë shqetësues për mënyrën se si kompromentonte Katari dhe rolin e gjykatësit gjerman Hans Joakim Eckert i cili thotë se nuk ka prova të qëndrueshme dhe të besueshme.

Numri i France Football 9 dhjetor

Në fakt të dy rrotullohen rreth dëshmive të Pahedra Almajid, kësaj nënë të dy fëmijëve autikë, e cila ka punuar për komitetin e organizimit të Kupës së Botës 2022 nga Katari. Vetëm pasi identiteti i saj u zbulua nga raportet dhe ai u tradhëtua nga FIFA, Pahedra pranoi të rrëfejë historinë e saj për France Football.

Ajo ka treguar episode kur një përfaqësues i lartë i katarit, në një suitë hoteli në qytetin e Luandës i ka dhënë tre përfaqësueseve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s nja 1 milionë e gjysëm USD për kokë. “Në fakt ato u jepeshin zyrtarisht për federatat e tyre, kështu të paktën u thuhej” ka treguar për France Football, Pahedra Almajid.

Kjo eshte Pahedra Almajid qe ka punuar per katarin dhe qe sot jep deshmite e korruptimit

Pasi ka bërë këto denoncime ajo është shpallur “non grata” në Katar dhe revista tregon se intervista me të është zhvilluar në fshehtësi të plotë. Kur është pyetur se si e lejuan udhëheqësit e Katarit të ishte dëshmitare në bidseda konfidenciale ajo është përgjigjur: “Unë mora pjesë si përkthyese. Pastaj burrat në Katar nuk imagjinojnë kurrë se mund të "tradhëtohen" në këtë mënyrë nga një femër. Aq më tepër që unë kam gjak arab dhe ata nuk mendojnë se një arabe mund ta bëjë këtë për bashkëpatriotët e saj”.

Ne foton lart drejtuesi afrikan Issa Hayatou ne shoqerine e Blater. Ai dyshohet se ka marre 1.5 milione USD rryshfet. Poshte Amerikani Garcia qe ka bere nje raport qe mbron tezen e korrupsionit dhe gjermani Eckert qe pretendon se nuk ka ndodhur gje.

Menjëherë pas shpërthimit të këtij skandali që sot ka formën e një scoop-i në Francë ka reaguar edhe shefi i UEFA-s, Mishel Platini, emri i të cilit është përmendur në këtë aferë. “Ka shumë thashetheme dhe akuza të pavërteta ndaj meje”, është shprehur Platini në një lidhje radiofonike me Europe1. "Vota ime ka qenë për Rusinë dhe Katarin sepse më pare këto dy vende nuk e kishin organizuar Kupën e Botës. Pa dyshim që nëse do të vërtetohen rastet e korrupsionit, duhet të bëhet një votim i ri ka thënë ai dhe ka shtuar: “Po përpiqen të më dëmtojnë pikërisht tani kur mendova se mund të drejtoj FIFA-n. Unë ju siguroj se kam votuar për Rusinë dhe Katarin vetëm në bazë të bindjeve të mia, pasi asnjëra prej tyre nuk ka organizuar ndonjë botëror më parë”. (pergatiti Lapsi.al)