• |
ide | kryesore

Gazetari i Sky Sport Italia: Nuk e prisja këtë spektakël në derbi (video)

Arkiva, Sport
gianluca-di-marzio.jpeg



I pranishëm në tribunën e “Qemal Stafës” për të ndjekur derbin mes Partizanit dhe Tiranës ishte edhe gazetari i mirënjohur sportiv italian Gianluca Di Marzio, i cili foli për Top Channel në lidhje me atë që u zhvillua në fushën e lojës, si dhe mbi atmosferën e krijuar nga dy tifozeritë në shkallët e stadiumit. Di Marzio është shprehur se është befasuar nga niveli i futbollit të luajtur, ku sipas tij ai ka qenë i një niveli të lartë, ndërsa ka veçuar ekipin e Partizanit. “Ishte një ndeshje me një nivel të mirë. Më pëlqeu ekipi i Partizanit, kishte disa lojtarë mjaft të mirë dhe me përvojë, dua të veçoj Nexhipin. Pse jo disa prej tyre në të ardhmen mund të bëhen pjesë e Serie A”, është shprehur gazetari italian. Përsa i përket atmosferës së krijuar nga dy tifozeritë, Di Marzio është shprehur se ajo ishte fantastike, ku të dyja palët nuk ndaluan për asnjë minutë duke mbështetur ekipin e tyre. Ai ka postuar në rrjetin social YouTube edhe disa video të xhiruara me celularin e tij. /lapsi.al/