• |
ide | kryesore

Vajza e Bonolis ofendohet në rrjetet sociale

Arkiva, Paparazzi
paolo-bonolis-638x425.jpg



“One Direction” janë sot një prej grupet më të dashur për adoleshentët që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për t’i takuar personalisht. Dhe kur ndodh që dikush, qoftë edhe i famshëm, arrin t’i takojë ja se çfarë ndodh në fund. E di mirë këtë Adele, vajza e Paolo Bonolis dhe Sonia Bruganelli, që, falë popullaritetit dhe njohjeve të prindërve ka arritur të takojë grupin dhe të bëjë foto me ta, foto të cilat i ka postuar menjëherë në rrjetet sociale (foto poshtë).

Por kur fansat e grupit kanë parë fotot ka nisur menjëherë një fushatë kundër vajzës. “E përzgjedhura” ishte fjala më xhentile drejtuar saj nga dhjetra persona që e kanë parë këtë si shprehje të mendjemadhësisë dhe prepotencës së personave të famshëm.  

Adele ishte “përzgejdhur” mes 300 konkurentëve që kishin fituar një konkurs të “Rtl 102.5”. Me të ishin edhe Aurora Ramazzotti dhe fëmijët e Federica Panicucci./lapsi.al/