• |
ide | kryesore

Vazhdojnë problemet në Dancing with the Stars

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Mbrëmjen e së hënës yjet u shfaqën përsëri në pistën e vallëzimit të teatrit të Vizion Plus. Kush me qeleshe e kush me xhamadan, personazhet e Dancing with the Stars, sollën me interpretimin e tyre vallet popullore shqiptare. Nata zgjati mbi tre orë e gjysmë, mes komenteve të shumta dhe debateve të jurisë me konkurrentët. Por problemet që e shoqëruan që në nisje këtë spektakël, duket se vazhdojnë ta shoqërojnë edhe në këtë javë të tretë. Përveç super gafës së kryetarit të jurisë Ilir Shaqiri, i cili balerinit të Tunës iu drejtua si "balerini italian" ndërkohë që ai është shqiptar, duke treguar se nuk i njeh ata që vlerëson, në fund të mbrëmjes erdhi edhe "bomba" nga Rudi Vata. Ish-futbollisti përfundoi në "dance-off" por pa bërë kërcimin e sfidës, mori mikrofonin dhe deklaroi përfundimin e garës për të, duke lënë të kuptohet se edhe produksioni ishte në dijeni të këtij fakti. Rudi Vata tha se kontrata e tij me Dancing with the Stars kishte dy ditë që kishte përfunduar dhe se ishte i lumtur që do të kthehet në Skoci, vend në të cilin jeton. Në fund, pas sfidës kur edhe kryetari i jurisë shpalli Eva Alikajn si vazhduese të garës, Rudi i eleminuar, e demaskoi Ilir Shaqirin duke i përmendur "paktin" që ai të mos ishte më pjesë si konkurrent. Në fakt, ashtu si lapsi.al ka informuar që pa nisur spektakli DWTS, Rudi Vata pritej të mos merrte pjesë në këtë garë për shkak të mosmarrëveshjeve me produksionin, por ndoshta do të duhej të kalonin tre javë, që ish ylli i futbollit të deklaronte live dorëheqjen e tij.