• |
ide | kryesore

Blick, nota maksimale për gjithë ekipin e Bazelit

Arkiva, Sport
basel.png



Tabloidi zviceran Blick, ka vendosur që të gjithë lojtarët e Baselit t’i nderoje me notën maksimale pas kualifikimit nga faze e grupeve e Ligës së Kampionëve. Baseli barazoi 1:1 me Liverpoolin në Anfield dhe arriti të kualifikohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve. Pas këtij suksesi, tabloidi zviceran Blick, ka vendosur që të gjithë lojtarët te ekipit zviceran t’i jape notën maksimale (6) pas kualifikimit nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve. Me notë maksimale janë nderuar edhe dy futbollistët kosovar të Baselit mesfushori Taulant Xhaka dhe sulmuesi Shkëlzen Gashi (foto). Deri më tani nuk ka ndodhur që të gjithë lojtarët të marrin nota maksimale, pasi që gjatë ndeshjeve gjithmonë është ndonjë lojtarë që dallohet më shumë se të tjerët.