• |
ide | kryesore

Ideja e çmendur e një vajze kineze: seks në këmbim të shpenzimeve të udhëtimit

Arkiva, Stil
studentja2.jpg



Një kineze vë në lojë mbarë botën. Thuajse të gjithë gazetat më të njohura në Perëndim raportuan se një vajzë e re nga Kina, 19 vjeç, ofronte seks në këmbim që përfituesit të paguanin kostot e udhëtimit të saj në qytete të ndryshme. Ajo kërkonte meshkuj poshtë 30 vjeç, të gjatë 1.75 metra të gjatë dhe natyrisht të pasur. Por historia e gjitha ishte një mashtrim. Gjithçka ishte pjesë e një fushate gjeniale publicitare nga portali kinez i njohjeve në çift, i quajtur Youjia, me mbi 30 milionë përdorues. Portali po lançonte një app dhe gjeti këtë mënyrë për t’i bërë reklamë. Por shumë njerëz të marketingut në Kinë janë zemëruar pasi autoritetet kanë lejuar që një histori e tillë false të shkojë kaq larg. Ka raportime se autoritetet kanë vendosur që të ndalojnë përdorimin e këtij aplikacioni në vend.