• |
ide | kryesore

Pas Rita Orës, Jay Z rekruton një tjeter shqiptar?

Arkiva, Paparazzi
stanaj jay z.jpg



Bëhet fjalë për një artist të ri, premtues, i cili thuhet se do t’i bashkangjitet skuadrës së reperit e producentit të famshëm Jay Z. Portali online albaniac shkruan se Stanaj ka një zë të jashtëzakonshëm dhe që rikthen në muzikë një ‘soul’ të venitur prej kohësh në skenën muzikore amerikane. I riu Stanaj në instagramin e tij ka postuar një foto përkrah ndoshta mentorit të ardhshëm Jay Z, me titull “2015. Veç jini gati…”. E teksa kjo foto mund të ketë 101 kuptime, gjithashtu mendja të shkon se mbase Jay Z po i ofron shqiptarit Stanaj për të nënshkruar kontratë me kompaninë e tij muzikore Roc Nation. 
Kjo pozë të kujton një foto të hershme të kosovares adoleshente atë kohë, Rita Ora, në vitet 2011, kur bënte takime me Jay Z, që më pas do ta shndërronte në yllin që është sot.