• |
ide | kryesore

Peru, vetëtima godet lojtarin në fushë (video)

Arkiva, Sport
peru.jpg



Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne nje stadium te Peruse, kur në sfidën mes Sport Aguila dhe Fuerza Minera, një vetëtimë ka rënë në fushë. Ajo ka goditur lojtarin vendas Joao Contreras. Menjëherë një pjesë e lojtarëve ka tentuar të ndihmojë lojtarin që gjendej pa ndjenja per ta dërguar ate në spital.

Më vonë me një komunikatë zyrtare u qetësuan të gjithë, pasi Contreras doli jashtë rrezikut për jetën dhe shpëtoi me të djegura të shkallës së dytë. Edhe shoku i skuadrës Julio Ros Mozombique dhe arbitri asistent Abraham Loayza Morales u goditën shkarazi nga vetëtima, por edhe ata shpëtuan pa asnjë problem të madh.