• |
ide | kryesore

Seksi, ilaçi më i mirë për gjumin

Arkiva, Stil
ceci.jpg



Dëshironi të jeni në formë? Të keni një gjumë të rregullt? Të ndjeheni të relaksuar? Ekspertët kanë gjetur një mënyrë shumë të lehtë dhe argëtuese që do t’ju mbajë në formë. Seksi është ilaçi më i mirë për gjumin. Nuk kanë thënë kot “Ilaçi më i mirë i gjumit është seksi”. Orgazma gjatë seksit ju qetëson si psiqikisht ashtu edhe fizikisht dhe ju mundëson të bëni një gjumë të qetë. Është fakt që seksi i natës ndikon pozitivisht tek personat që kanë probleme me gjumin e natës. Këta në krahasim me çiftet që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale para gjumit, bëjnë një gjumë më të thellë dhe më të qetë.

Sporti më argëtues

Përveç kësaj, çiftet të cilët meren me sport për rregullimin e qarkullimit të gjakut,mund ta zëvendësojnë atë me seks para gjumit. Përderisa me sport ju e aktivizoni një pjesë të trupit , me seks aktivizohet cdo pjesë e mundshme e trupit tuaj. Kështu organet punojnë në mënyrë më efikase dhe përshpejtohet rinovimin e qelizave. Rrahjet e shpeshta të zemrës e rrisin sasinë e oksigjenit dhe të gjakut teksa shpërndahen në tru dhe në inde. Kjo do të thotë një performancë më e mirë mendore. Nëse seksi para gjumit bëhet në mënyrë te rregullt, performanca juaj mendore shtohet rregullisht.

Mbajeni vijën e trupit tuaj përmes seksit

Një avantazh tjetër i seksit para gjumit është se i ndohmon çiftet ta mbajnë formën e tyre. Pasi seksi nuk është dicka individuale dhe me ekuilibër siç janë sporti dhe ushqimi i shëndetshëm, është i përkryer për individët të cilët kanë vështërsi në këto lami.

Digjen mjaft kalori

Sipas hulumtimeve, 30 minuta sex të pasionuar djeg 150 kalori. Përvec kësaj, seksi para gjumit e korrigjon boshtin e kurrizit dhe kështu ndikon pozitivisht në qëndrimin tuaj. Lëvizjet ritmike që krijohen gjat seksit në pjesën e poshtme të belit, ndikojnë mirë në muskujt e shpinës dhe në boshtin e kurrizit. /Puhia.com/