• |
ide | kryesore

Gashi në formacionin e javës së Champions League

Arkiva, Sport
gashi_7646-620x356.jpg



Mesfushori  Bazelit dhe kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, eshte zgjedhur ne 11-shen e javes ne Champions, pas eliminimit qe i bene Liverpoolit me skuadren e tij. Vleresimin e ka dhene faqja zyrtare e UEFA-s e cila Gashin e ka futur perkrah emrave si Nasri, Podolski apo edhe Neymar. Në përshkrimin për shqiptarin, faqja e UEFA-s thotë se Gashi ka pasur një paraqitje mjaftë pozitive me Bazelin në ndeshjen ndaj Liverpoolit,  duke vrapuar rreth 12 km, duke qenë kështu kërcënimi më i madh për “të kuqtë” duke bërë dy solo-aksione, një i bllokuar dhe një jashtë portës, ishin argumenti më i mirë për  cilësitë e 26 vjeçarit.

Ja formacioni i javës sipas Uefa.com

Portier: Proto (Anderlecht)

Mbrojtës: Abdennour (Monaco), Cesar (Benfica), San Jose (Atletico Madrid), Arbeloa (Real Madrid)

Mesfushor: Gashi (Basel), Nasri (Man City), Higer (Schalke)

Sulmues: Podolski (Arsenal), Neymar (Barcelona), Schone (Ajax)