• |
ide | kryesore

Grushti i Canës bëhet lojë për celular

Arkiva, Sport
can.jpg



Pasi zbritja e dronit me flamurin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit u bë një lojë online, ka qenë radha e “boksierit” Lorik Cana. Në lojë shfaqet një tifoz serb që godet Bekim Balaj me karrige në kokë dhe më pas vjen Lorik Cana i cili e grushton duke e shtrirë përdhe tifozin serb. Kanë qenë dy studentë shqiptarë që e kanë krijuar lojën e quajtur “Autokton”, Asdren Gecaj dhe Robert Berisha. Ajo është shkarkuar tashmë më shumë se dhjetë mijë herë dhe studentët po punojnë që t’a përshtasin lojën edhe për sistemin iOS të telefonave Iphone.