• |
ide | kryesore

Kim Kardashian pranon ofertën e sheikut: 1 milion$ për një natë

Arkiva, Paparazzi
kik-kim.jpg



Princi Adel –Al Otaibi, e ka ftuar Kim Kardashian që ta kalojë një mbrëmje me të në familjen e tij. Kim ka pranuar dhe ajo pritet të udhëtojë drejt Gadishullit Arabik gjatë muajit janar të vitit ardhshëm. Sipas mediave britanike Kim Kardashian e ka pranuar “propozimin e pahijshëm” prej një milion dollarësh për të kaluar një mbrëmje me princin saudit. “The Telegraph” njofton se asaj i është bërë oferta që ta vizitojë Arabinë Saudite gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm si mysafire speciale e familjes mbretërore. Bëhet e ditur se ajo ofertën e ka marrë në Instagram, ku Princi Adel –Al Otaibi i ka ofruar një milion dollarë që ta kalojë një mbrëmje te ai. Portali “Take Out” bënë të ditur se Kim e ka pranuar ofertën, pasi kjo nuk është hera e parë që ajo në këtë mënyrë ka fituar para. Vitin e kaluar Kim ka marrë 500 mijë dollarë për ta shoqëruar biznesmenin austriak Richard Lugner në një mbrëmje./GazetaEkspress/