• |
ide | kryesore

UEFA dënon Kroacinë

Arkiva, Sport
kroacia.jpg



Federata e Futbollit e Kroacisë do t’i paguaj shtrenjtë trazirat e tifozëve të saj në ndeshjen kualifikuese me Italinë që u zhvillua gjatë muajit të kaluar në Milano. Komisioni i Disiplinës në UEFA vendosi të dënojë përfaqësuesen e Kroacisë me një gjobë prej 80 mijë eurosh. Por, nuk është ky dënimi i vetëm. Kroacia ndeshjen e saj të radhës atë ndaj Norvegjisë në datën 28 mars të 2015-s duhet ta luajë pa praninë e sektorit të tifozëve ultras. Kurse, komisioni i disiplinës dënoi gjithashtu Federatën Italiane me një gjobë prej 13 mijë Eurosh për hedhjen e sendeve të forta në fushë nga ana e tifozëve të saj.