• |
ide | kryesore

Erton Fejzullahu është gati për Shqipërinë

Arkiva, Sport
Erton-Fejzullahu2-620x350.jpg



Erton Fejzullahu mund të jetë përforcimi i parë i Xhani De Biazit për sfidat e mbetura eliminatore në EURO 2016. 26-vjeçari që më parë ka luajtur me moshat e Suedisë dhe 4 ndeshje miqësore me Kombëtaren A të Suedisë, në një intervistë për mediat suedeze ka thënë se meqë është jashtë planeve të trajnerit Erik Hamren, atëherë zgjidhja e tij mbetet Shqipëria.

Sulmuesi, vlera e kartonit të të cilit është  2 milion euro, pranon se ndeshja me Serbinë ishte një kthesë e madhe për të që të mendoj më tepër për kuqezinjtë. Për sa i përket interesimit të Kombëtares Shqiptare, Fejzullahu ka thënë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me ta.

Fejzullahu aktualisht luan në kampionatin kinez me skuadrën e  Beijingu në të cilën u transferuar nga Djurgarden-i suedez. Ai më herët ka luajtur edhe për skuadra si  Mjallby, NEC dhe Randers. Ndryshe, për Fejzullahun Federata Shqiptar e Futbollit duhet të kërkoj leje të posaçme në FIFA meqë ai është paraqitur vetëm në ndeshje miqësore, nga ku më pas lojtari do të ishte 100% nën urdhrat e trajnerit De Biazi.