• |
ide | kryesore

Ja pse Facebook nuk e ka butonin “unlike”

Arkiva, Stil
unlike800.jpg



Drejtuesit e kompanisë Facebook po mendon që të shtojë edhe një mënyrë që përdoruesit të kenë mundësinë që të mos e pëlqejnë një postim të caktuar. Themeluesi i rrjetit social, Mark Zukerberg tha gjatë një forumi në Kaliforni, se futja e butonit “unlike” është një prej tipareve që kërkohet më së shumti nga personat që përdorin Facebook. Por Zukerberg shtoi se kompania duhet të gjejë një mënyrë që të sigurohet se shtimi i butonit “unlike” të mos kthehet në një mundësi për të poshtëruar njerëzit në postimet e tyre. “Një prej gjërave për të cilën ne kemi menduar prej shumë kohësh është nëse kemi të drejtë që ta shtojmë këtë opsion, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të shprehin me lehtësi një gamë të gjerë emocionesh”, tha Zukerberg përpara një auditori në zyrat qendrore të Facebook. Më herët, edhe butoni “like” ose i “pëlqimit” i Facebook është kritikuar si një mënyrë përmes të cilës rrjeti social, merr të dhënat e përdoruesve për aktivitetin e tyre të përditshëm. Sistemi është kritikuar edhe për shtimin me intensitet të lartë të pëlqimeve për kompani apo faqe të caktuara, kundrejt pagesës.