• |
ide | kryesore

Ja si u aksidentua Diellza Kolgeci në vetull

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Ish-Miss Kosova Diellza Kolgeci e cila prej pak javësh gjendej në Tiranë për shkak të angazhimit të saj në spektaklin Dancing with the Stars, u aksidentua të premten dhe shpëtoi paq pa ndonjë rrezik serioz. Por, lajmi se ajo u lëndua në vetull gjate provave me balerinin e saj, duket të mos jetë i vërtetë! Kjo, sipas kolegëve të saj artistë, që ishin të pranishëm në palestrën ku ndodhi incidenti jo i këndshëm. Sipas tyre, çarja e vetullës së Diellzës erdhi për shkak të një hutimi momental të bukuroshes: “Ajo ishte duke na përshëndetur ne, sepse po ikte nga salla e provave, kur pa dashje u kthye shumë shpejt dhe u përplas me kokë me cepin e një kollone ku çau edhe vetullën”. Kështu e tregojnë kolegët e bukuroshes momentin e aksidentit ndërsa ajo më pas u shoqërua në spital e më vonë u nis drejt Kosovës. Nuk është konfirmuar ende rikthimi i saj ose jo në garë këtë të hënë.