• |
ide | kryesore

Rikthehen pas 4 vitesh në kinema Aldo, Giovanni dhe Giacomo

Arkiva, Paparazzi
icco-povero.jpg



Aldo, Giovanni dhe Giacomo janë rikthyer në ekranin e kinemasë pas 4 vitesh nga filmi "La banda dei Babbi Natale" të Paolo Genovese. Filmi i ri quhet “Il ricco, il povero e il maggiordomo", që janë bashkuar nëpërmjet një skenari të Morgan Bertacca. Në Itali ka një interes për filmin dhe për rikthimin e komikëve të famshëm. Giacomo (Giacomo Poretti) është një i pasur që ka gjithçka dhe që mban si shofer dhe maxhordom Giovanni (Giovanni Storti), i dashuruar pas arteve parciale. Të dy përplasin me makinë një ditë Aldo (Aldo Baglio), një shitës lokal që për shkak të gjendjes ekonomike jeton ende me nënën. Si shpërblim ai pranon të punojë në vilën e Giacomo që papritur falimenton. Të tre mbledhin forcat për të zgjidhur problemet./lapsi.al/